Perez bëhet nostalgjik

Futboll

Perez bëhet nostalgjik

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:59
Perez bëhet nostalgjik

Real Madrid është duke menduar për trajnerin e sezonit të ardhshëm, pas largimit të Zinedin Zidan. Janë disa emra që qarkullojnë te madrilenët si Konte, Poçetino apo edhe të rinjtë si Raul e Çabi Alonso.

Megjithatë, në orët e fundit ka dalë në skenë një tjetër alternativë. Fjala është për Karlo Ançelotin, i cili ka udhëhequr Los Blancos nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Italiani i ka dhënë provat se di ta menaxhojë mirë situatën te galkatikët, ndaj edhe Florentino Perez po e mendon seriozisht rikthimin e tij.

Kujtojmë se aktualisht Ançeloti është në drejtimin e Everton në Premier League, megjithatë një ofertë serioze nga Spanja mund ta bindë të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat