Napoli shfaq interes për shërbimet e Vecinos

Futboll

Napoli shfaq interes për shërbimet e Vecinos

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 12:32
Napoli ka shfaqur interes për shërbimet e Vecinos

Matias Vecino me shumë mundësi do të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës.

Mesfushori mund të qëndrojë në Serie A, pasi Napoli ka shfaqur interes për shërbimet e tij.

Trajneri i ri i të kaltërve, Luciano Spalletti, i cili e ka stërvitur edhe më parë mesfushorin në kohën kur drejtonte pikërisht zikaltrit, beson shumë te aftësitë e 29-vjeçarit, të cilin e shikon si përforcimin ideal për mesin e fushës së Napolit.

Sipas mediave italiane, palët pritet të nisin bisedimet për transferimin e Vecinos nën urdhrat e Spalletit për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat