Sulmon ashpër Guardiolën

Futboll

Sulmon ashpër Guardiolën

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 14:08
Sulmon ashpër Guardiolën

Legjenda gjermane e futbollit Lotar Mateus lëshoi një sulm të drejtpërdrejtë mbi teknikun e Mançester Sitit, Pep Guardiola, duke i cilësuar si të gabuara zgjedhjet e spanjollit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Për “Sky Sport Germany”, Mateus u shpreh:

“Ishin zgjedhjet taktike të Guardiola-s ato që ndikuan në humbjen e Sitit në finale e Ligës së Kampionëve. Guardiola e dobësoi ekipi duke zgjedhur formacionin 3-5-2 në vend të 4-3-3 për ndeshjen kundër Çelsit.

Ai donte të bënte diçka të veçantë, duke dashur të provonte edhe një herë se ai mund të befasonte gjithçka dhe të gjithë. Dhe në vend të kësaj një ekip që nuk ishte më i forti e mundi dhe është paradoksale që ata e bënë këtë gjë në një finale.

Tuhel? Unë jam i lumtur që ai është menaxheri i tretë gjerman që fiton Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit. Ajo që ai ka bërë me Çelsin është diçka më e madhe se ajo që bëri Liverpuli dhe Bajerni më pare”, e mbylli fjalën e tij ish-futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat