Uzuni arrin majën

Futboll

Uzuni arrin majën

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:57
Uzuni arrin majën

“Transfermarkt” ka azhurnuar vlerat e tregut të “Nemzeti Bajnokság”, kampionatit elitar hungarez.

Ekipi më i vlefshëm mbetet pjesëmarrësi në Ligën e Kampionëve, Ferencvárosi TC, i cili fitoi titullin e tretë radhazi, sezonin e fundit. Tetë nga dhjetë profesionistët më të vlefshëm në kampionat janë nën kontratë me ekipin e trajnerit Sergiy Rebrov.

Ndërsa Tokmac Chol Nguen (27 vjeç), numri një i mëparshëm i këtij lloj vlerësimi, ngec në shifrën e 2.8 milionë eurove në treg, Myrto Uzuni (26 vjeç) ka për “tavan” kuotën 3 milionë euro. Anësori i majtë erdhi nga NK Lokomotiva Zagreb për 1.8 milionë euro para sezonit të kaluar dhe dha një kontribut të rëndësishëm në fitimin e titullit, me 18 gola në 26 paraqitje.

Për dy profesionistët gjermanë, Marcel Heister (28) dhe Thomas Meißner (30), nuk ka azhurnime.

Ndërsa Heister, i cili do të largohet nga Ferencváros pas tri vitesh, ka ende të paktën një vend ndër 20 më të mirët, me vlerësim 1 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat