Skuadra e Kosovës e ndërron emrin

Futboll

Skuadra e Kosovës e ndërron emrin

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:42
Skuadra e Kosovës e ndërron emrin

Klubi Futbollistik ‘Dushkaja’ që garon në Ligën e Dytë, nga edicioni i ri do të vazhdojë me emër të ri.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Ligës së Dytë të Kosovës.

KF Rilindja 1947 do të jetë emri i ri i klubit, ku pritet edhe ndryshimi i logos.

Klubi nga Gjakova e përfundoi sezonin e fundit në vendin e 10-të në tabelë.

Nga 30 ndeshje kishin nëntë fitore, pesë barazime dhe 16 humbje, duke grumbulluar 32 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat