Nota pozitive e Italisë kundër Çekisë

Futboll

Nota pozitive e Italisë kundër Çekisë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:40
Nota pozitive e Italisë kundër Çekisë

Nota pozitive e Italisë kundër Çekisë ishte fakti se i gjithë sulmi shënoi: Imobile, Insinje dhe Berardi.

Por, pikërisht ky i fundit është pa dyshim një surprizë e madhe sesi është ambientuar në skuadër, ndonëse me ngjyrat e kaltra në trup duket edhe më i paparashikueshëm:

“Ku e gjeta guximin për atë gol? Te forca që të jep ky grup, pasi vërtet ndoshta rrezikova, duke mos goditur që në fillim dhe më pas vendosa të ndërroj mendje për atë parabolë, por kur vesh këtë bluzë kam diçka speciale brenda vetes dhe dua që të jap më të mirën time për këtë kombëtare në Europian.

Unë titullar me Turqinë?

Këtu ka mjaft sulmues të mëdhenj dhe gjysmën e golin tim e bëri Insinje, me atë asist fantastik. Por, nëse trajneri do, jam gati të luaj titullar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat