Guardiola: Koeman është trajneri ideal për Barcelonën

Futboll

Guardiola: Koeman është trajneri ideal për Barcelonën

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 21:17
Pep Guardiola dhe Ronald Koeman

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Ronald Koeman është ideali për stolin e Barcelonës.

Tekniku holandez kishte të ardhme të pasigurt për disa javë, por javën e kaluar, Barcelona konfirmoi se ai do qëndrojë në “Camp Nou” edhe për se paku 12 muaj.

Guardiola është i bindur se Koeman është presoni i duhur për blaugranasit.

“Është mik i imi. Trajnerët gjithmonë janë në pozitë të dobët kur nuk fitojnë, ose më të fortë kur fitojmë”.

“Kam qenë në tri klube të ndryshme, por asgjë nuk krahasohet te Barcelona ose Madrid, kur ka fitore do jetë shumë më mirë, pastaj bëhet gjithçka e vështirë të kontrollohet”.

“Kam diskutuar me Koeman. Nëse nuk dëshiron mos ia dediko vetën, por ai është i fort dhe ka shumë eksperiencë”.

“Është trajneri ideal për edicionin tjetër. Jam shumë i lumtur dhe Laporta është i bindur. Ishte vit i vështirë dhe Ronald e meriton një tjetër vit, me tifozët në stadium. Pastaj, vitet e dyta janë gjithmonë më të mira”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Koeman me Barcelonën vitin e kaluar fituan vetëm Kupën e Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat