Barcelona heq dorë

Futboll

Barcelona heq dorë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:50
Barcelona ka hequr dorë nga Wijnladum

Barcelona është duke konsideruar transferimin e mesfushorit të Romës, Lorenzo Pellegrini, pasi marrëveshja me Gini Wijnaldum nuk u realizoi.

Katalunasit kishin marrëveshje verbale me holandezin, por në momentet e fundit, PSG-ja ofroi më shumë se dyfishin e pagës që i kishte ofruar Barcelona, andaj lojtari ndërroi mendje dhe vendosi të kalojë në “Parkun e Princave”.

Sipas Diario AS, Barcelona ka hequr dorë nga Wijnladum dhe klubi tani është duke përgatitur ofertë për Pellegrinin.

Pavarësisht që italiani ishte titullar nën urdhrat e Paulo Fonseca, pozita e tij tani është në dyshime me ardhjen e Jose Mourinhos, derisa hynë në vitin e fundit të kontratës.

Barcelona ndoshta do rivalizohet nga Liverpool në javët e ardhshme, të cilët kanë shprehur interesim dhe gjiganti i Seria A kërkon plotë 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat