Ky është çmimi për Harry Kane

Futboll

Ky është çmimi për Harry Kane

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:52
Ky është çmimi për Harry Kane

Sulmuesi anglez, Harry Kane, do të lejohet të largohet nga Tottenham kësaj vere në këmbim të 175 milionë eurove, sipas “The Sun”.

Sulmuesi ka marrë vendimin të mos vazhdojë me “Spurs” dhe presidenti i tij, Daniel Levy, do të ishte i gatshëm të pranonte një ofertë që do të arrinte këtë shifër. Pra, bomberi anglez ka një çmim tashmë, me siguri i paarritshëm nga askush në kushtet e krizës ekonomike.

Golashënuesi më i mirë i sezonit në Premier League (23 gola) është nën urdhrat e Gareth Southgate aktualisht, në funksion të Kampionatit Europian. Kane ende nuk e ka zgjidhur të ardhmen e tij, por Manchester City ka treguar tashmë interes. Guardiola do të ishte i gatshëm të ofronte Sterling dhe Gabriel Jesús, përveç një shume financiare.

Levy nuk nxiton për ta shitur dhe këmbëngul se do të refuzojë lojtarë të tjerë në këmbim të marrëveshjes. I vetëdijshëm se ekipi ka nevojë për rindërtim, pas një sezoni të vështirë, presidenti i “Spurs” kërkon një injeksion të fortë ekonomik për të lehtësuar krizën ekonomike, që rrjedh nga Covid-19. Ekipet e tjerë, të tillë si Chelsea ose Manchester United kanë treguar interes, gjithashtu, javët e fundit.

Sulmuesi ka shënuar gjithsej 221 gola në 336 ndeshje me fanellën e Tottenham, plus 16 të tjerë ndërmjet Millwall, Leicester City dhe Leyton Orient. Në Premier League, ai ka arritur 166 gola dhe është shënuesi i shtatë më i mirë në histori, në moshën 27 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat