Reali largon Ramosin?

Futboll

Reali largon Ramosin?

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:59
Reali largon Ramosin?

Situata e Serxho Ramosit me Realin e Madridit ka mbërritur në një pikë ku nuk duket se ka kthim pas. Klubi nuk tërhiqet nga oferta e bërë dhe lojtari nuk tërhiqet nga kërkesat që ka. Rroga e ulët dhe kontrata 1-vjeçare janë të papranueshme për kapitenin, i cili mendon se meriton më shumë respekt për atë që ka bërë për klubin.

Duket shumë e vështirë që të gjendet gjuha e përbashkët dhe kapiteni spanjoll do ta mbyllë këtë vit të errët të karrierës së tij me një lamtumirë nga Madridi. Në vitin 2021 ka luajtur shumë pak ndeshje, aq sa trajneri Luis Enrike e la jashtë Europianit.

Lamtumira- Klubi spanjoll mendon se Ramos meriton të largohet si një legjendë e klubit. Burime brenda Realit thonë se do të flasin me lojtarin, në mënyrë që t’i përgatisin një festë të vogël për largimin e tij dhe për lamtumirën nga klubi ku kaloi vitet më të bukura të karrierës. Ramos e meriton këtë gjë dhe sigurisht që do të ishte i gatshëm të merrte pjesë.

Do t’i pëlqente ta mbyllte karrierën në Madrid, por kjo nuk ndodhi.

Skuadra të tjera të rëndësishme, si PSG-ja, Siti apo Junajtid, do të donin ta transferonin. Orët e fundit është raportuar se ka një duel të fortë dhe një garë mes dy Mançesterëve për të transferuar Serxho Ramosin. Klubet angleze besojnë tek eksperienca e lojtarit të Realit dhe duan që të bëjnë gjithçka për ta transferuar. Destinacioni i Ramosit nuk dihet ende, por e sigurt është që do të largohet nga Reali dhe do të ketë një ceremoni për këtë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat