Teuta dhe trajneri Edi Martinika nisur menjëherë nga puna për sezonin e ri. Në kampin durrsak, pritet të zbarkojnë disa futbollistë cilësorë, ndërsa Sherif Kallaku është ëndrra e durrsakëve që synojnë këtë herë të lënë gjurmë edhe në Ligën e Kampionëve.
Por, jo vetëm ai, pasi synohen edhe të tjerë lojtarë cilësorë që do të shtojnë cilësinë dhe konkurrencën në kampin durrsak.
Një pjese të mirë të lojtarëve u ka përfunduar kontrata dhe presin të diskutojnë me presidentin për të mësuar të ardhmen e tyre. Teuta ka projekte madhorë, aq më tepër që financat në Durrës nuk mungojnë, e për më tepër që tashmë klubi hyn në një tjetër stad.
Burime nga skuadra durrsake theksojnë se do të ketë disa lojtarë, të cilët për sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e ekipit të Teutës, por baza e ekipit pritet të jetë pak a shumë e njëjta, me disa përforcime.