Odriozola në ‘radarin’ e Interit

Futboll

Odriozola në ‘radarin’ e Interit

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 10:03
Odriozola në ‘radarin’ e Interit

Inter gjatë verës mund të bëjë ndryshime dhe ka bërë një listë me disa lojtarë që mund të largohen.

Një ndër ta është mbrojtësi Achraf Hakimi, që është në negociata me PSG-ne.

Nëse maroku largohet, “Neurazzurët” duhet ta bëjnë prioritet përforcimin e krahut të djathtë dhe pasi Emerson u transferua te Barcelona, mundësi e re është Alvaro Odriozola i Real Madridit.

Ish mbrojtësi i Real Sociedadit, nuk është në planet e “Los Blancos” pasi rinovuan Lucas Vazquez.

Inter e sheh si opsion që do t’i garantojë minuta dhe do kushtojë më pak.

Me kontratën që i skadon në vitin 2024, Real Madrid do provojë shitjen, edhe nëse është huazim me blerje.

Problemi i vetëm është vlera e spanjollit që kushton vetëm 10 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat