Malli me djegë...

Futboll

Malli me djegë...

Nga: Fazli Berisha Më: 9 qershor 2021 Në ora: 15:11
Fazli Berisha dhe Fadil Vokrri

Malli me djegë e kujtimi për Ty mbetet i përhershëm

Ka pak, shumë pak njerëz fisnikë dhe një numër të vogël të njerëzve të mirë dhe besnikë. Një nga fisnikët ishit ju.

Miqësia jonë është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Edhe pas ti viteve që ike në përjetësi, unë ashtu siç nuk e harrohet melodia kur kënga rrëshqet dhe ndalet së luajturi, unë kurrë nuk do të harroj kujtimet e vlefshme të miqësisë sonë edhe kur u larguat, aq më shumë që nxitojë kap deri në hollësi çdo çast që kaluam bashkë.

Më falë që në trevjetorin e vdekjes tënde, për shkak të largësisë nuk mund të sjellë një dorë lule të freskëta. Vogëlsia ime nuk mund të besoj se fati mund të na bashkojë dhe largon dhe na ndan. Thjesht dua të them se do të më mungosh gjithmonë nga zemra.

Ne filluam me një përshëndetje të thjeshtë por përfunduam me një lamtumirë të komplikuar, të heshtur pa pasur mundësi, të prekë e të flasë.

Shumë do të ecin brenda dhe jashtë jetës time, por vetëm miqtë e vërtetë do të lënë gjurmë në zemrën time siç ishe ti.

Ti pusho i qetë e përjetësisht do të mbesësh në zemrën dhe jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat