Habit Marcelo

Futboll

Habit Marcelo

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 22:23
Habit Marcelo

E ardhmja e tij ende nuk është shkruar dhe nuk dihet nëse do të qëndrojë në Madrid apo do të fluturojë drejt Shteteve të Bashkuara ku e pret Inter Miami i Beckham!

Po flasim për Braziliani Marcelo, që është gati të investojë në një klub futbolli dhe i ka hapur diskutimet për ta bërë diçka të tillë.

Mediat në Portugali raportojnë se lojtari i Real Madrid ka nisur bisedimet për t’u bërë investitori më i ri te Desportivo de Mafra, që garon në ligën e dytë portugeze,.

Marcelo kërkon të zbatojë së bashku me një grup biznesi të njëjtin projekt që ka nisur me Azuriz Futebol në Brazil.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat