Interi e ka siguruar blerjen e parë

Futboll

Interi e ka siguruar blerjen e parë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 15:11
Interi e ka siguruar blerjen e parë

Interi e ka siguruar blerjen e parë për sezonin e ri dhe ai është mbrojtësi i krahut Filip Kostiç i cili luan për gjermanët e Eintrahtit të Frankfurtit.

Kostiç zhvilloi një sezon fantastik me klubin gjerman duke dhënë 17 asistime.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports Germany”, zikaltrit e kanë në dorë mbrojtësin 28 vjeçar, por më parë duhet shitur Ashraf Hakimi dhe më pas do të mbyllet i plotë operacioni i transferimit të anësorit serb.

Interi po shqyrton me kujdes dy ofertat nga PSG-ja dhe Çelsi për mbrojtësin e krahut, por nuk dihet ende saktësisht destinacioni i marokenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat