Rama sulmon Jorgjin

Futboll

Rama sulmon Jorgjin

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:26
Rama sulmon Jorgjin

Ajo penallti e akorduar nga Enea Jorgji, për gjasme prekje të topit me dorë nga Belica, vendosi fatin e titullin kampion në Superiore.

Më saktësisht, ia hoqi Partizanit dhe ia dha Teutës. Po flasim për ndeshjen e parafundit të kampionatit, ku Vllaznia mposhti të kuqtë 1-0 në “Arena Kombëtare”, por penalltia u kontestua gjatë nga drejtuesit e “demave”.

Madje, ka një denoncim në prokurori për Jorgjin, tashmë, si dhe një reklamim të rastit në FIFA, duke kërkuar prej saj heqjen e stemës së arbitrit ndërkombëtar.

Rasti ishte identik si ai i mbrëmshmi në Turqi-Itali, ku mbrojtësi turk e ndali me dorë topin në zonë, axurrët pretenduan penallti, por kryesori dhe VAR vazhduan lojën.

Pra, për të njëjtin rast, Jorgji dha penallti kundër Partizanit, ndërsa në finalet e Europianit nuk konsiderohet e tillë. Pikërisht duke bërë këtë analogji, drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shkruar: “Jorgji pretendoi se kishte të drejtë asokohe, por penalltia që nuk u dha tek “UEFA Cup”, Champions-i dhe kjo sonte në Europian, tregojnë se të drejtë paska pasur Partizani”. Ky status shoqërohet me një fotomontazh dhe titullin: “Tifozët italianë kërkojnë Enea Jorgjin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat