Të gjithë në pritje Kroaci - Angli

Futboll

Të gjithë në pritje Kroaci - Angli

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:01
Modriç

Luka Modriç ka vlerësuar lartë Kombëtaren e Anglisë.

Nesër do të përballen Anglia me Kroacinë në kuadër të “Euro 2020”.

“Për mua ata janë më të mirë sesa ishin tri vite më parë, nuk kam dyshim për këtë”, tha kroati.

“Nuk mund të them cili është lojtari më i mirë, sepse ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe të uritur për sukses”, tha Modriç.

“Për mua ata janë njëri ndër favoritët, luajnë në shtëpi dhe mendoj që ata janë favoritët për këtë Kampionat Evropian, kjo është deklarata ime që shpjegon të gjitha për Anglinë”, deklaroi Luka Modriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat