Në Turqi insistojnë

Futboll

Në Turqi insistojnë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 11:54
Në Turqi insistojnë

Klubi  Samsunspor duket se nuk dorëzohet lehtë dhe mendon që të formojë një dyshe shqiptarësh në radhët e tij. Pas Eraldo Çinarit, klubi kërkon një tjetër lojtar nga Partizani dhe prej kohësh i ka ngulur sytë Esat Malës.

Lojtari është në negociata me klube të ndryshme, por pasi turqit firmosën me Çinarin, nisën ofensivën reale për të bërë edhe Malën pjesë të tyre. Deri tani, akordi nuk është arritur, por në ditët e fundit, mediat turke kanë zbuluar se vetë presidenti i klubit po bëhet pjesë e negociatave me lojtarin, pasi është bindur plotësisht për aftësitë e tij dhe atë që mund të japë në kampionatin turk.

Malës i përfundon kontrata me Partizanin tani në qershor dhe është i lirë të zgjedhë një skuadër tjetër për të ardhmen e tij. Të kuqtë do të dëshironin ta mbanin të paktën edhe për ndeshjet e Europës.

Megjithatë, me insistimin që raportohet në mediat turke nga Samsunspor, nuk është çudi që në ditët në vijim, edhe ai të të niset drejt Turqisë për t’u bashkuar me ish-shokun e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat