Batha prezantohet në Rumani

Futboll

Batha prezantohet në Rumani

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 21:01
Batha prezantohet në Rumani

Batha prezantohet në Rumani!

Idriz Batha është lojtari i ri i skuadrës rumune të UTA Arad.Skuadra rumune e mbylli këtë sezon kampionatin në vendin e 10-të dhe me blerjen e Idriz Bathës duke parë karakteristikat e vetë lojtarit do të ketë një vlerë të shtuar në mesfushën e saj.

Kjo është aventura e parë që Batha ka jashtë vendit, dhe më parë ka mbajtur veshur fanellat e Partizanit, Teutës, Besës dhe Flamurtarit.

Me Tiranën në këtë sezon 29-vjeçari është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 35 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe natyrisht që ka qenë një nga mesfuhsorët e spikatur në Supioren shqiptare në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat