Mbrojtësi largohet nga Drita

Futboll

Mbrojtësi largohet nga Drita

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:15
Mbrojtësi largohet nga Drita

Mbrojtësi i djathtë, Vladica Brdarovski, është larguar nga Drita, pas një viti qëndrim.

Këtë  ka konfirmuar klubi i Dritës, që ka shkruar se kontrata me maqedonasin ka përfunduar.

“Mbrojtësi i djathtë Vladica Brdarovski ka përfunduar kontratën me klubin dhe nuk do të jetë më pjesë e klubit”.

“Brda erdhi një vit më parë nga ekipi i Vardarit të Maqedonisë së Veriut. Lëndimet e mbajtën jashtë fushës për më shumë se dy muaj ku arriti që të paraqitet vetëm në 17 ndeshje kampionate”.

“Klubi jonë e falënderon Brdarovskin për kontributin e dhënë për klubin dhe profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftim.

Drita në vendin të tij tashmë e ka angazhuar Përparim Islamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat