Rinovon me Vllazninë!

Futboll

Rinovon me Vllazninë!

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:26
Rinovon me Vllazninë!

Vllaznia e sezonit të ri riniset nga Thomas Brdaric. Kuqeblutë kanë nisur këtë të martë përgatitjet për përfaqësimin në turin e parë kualifikues të Europa Conference League pikërisht me trajnerin gjerman në stol.

Pas ditësh të tëra bisedimesh njeriu që solli një trofe në Shkodër pas një thatësire të gjatë atë të Kupës së Shqipërisë dhe që luftoi për titullin kampion deri në javën e fundit duke e humbur vetëm në sajë të goleavarazhit ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me Vllazninë. Edhe pse u përfol për një kalim te Ballkani në Kosovë, ka qenë vetë Thomas Brdaric me një postim në rrjetet sociale ai që ka konfirmuar rinovimin e kontratës me klubin kuqeblu duke lënë thatë drejtuesit e klubit nga Suhareka.

“Në rregull për vazhdimin e sezonit 2021-2022. I lumtur që vazhdoj me Vllazninë tonë në këtë sfidë të re.

Faleminderit Alban Xhaferi për besimin”, shkruante Brdariç në postimin e tij, duke lënë të kuptohet se tashmë e gjitha vëmendja do të jetë te nisja e përgatitjeve për sezonin e ri dhe përfaqësimin sa më një dinjitoz në Kupat e Europës. Disa lojtarë që kanë qenë baza e Vllaznisë sezonin e kaluar dhe njëkohësisht çelësi i suksesit si për shembull Herald Marku u ka përfunduar kontrata me Vllazninë dhe drejtuesit duhet të punojnë fort për të bindur këta emra me peshë të vazhdojnë aventurën me shkodranët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat