Ditë të vështira për Umtitin

Futboll

Ditë të vështira për Umtitin

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:49
Ditë të vështira për Umtitin

Barcelona ia ka treguar derën e largimit nga klubit Samuel Umtitit përsëri, pasi mbrojtësi francez nuk është në planet e trajnerit Ronald Koeman.

Presidenti i Barçës Joan Laporta e konfirmoi javë më parë qëndrimin trajnerit holandez, i cili ia ka bërë të qartë Umtitit se nuk llogarit në të aspak për sezonin e ri.

Por kjo nuk është hera e parë që Umtiti ndodhet në situatë të tillë, pasi edhe në të kaluarën ka qenë në listën e shitjeve të Barçës.

Për shkak të lëndimeve të shpeshta dhe formës së dobët, klubi dëshiron ta shesë patjetër këtë verë. Për më tepër, ai është edhe njëri prej lojtarëve më të paguar në Camp Nou.

Umtiti, i cili është në pushim me familje në këtë kohë, ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023.

Por atij i është bërë e qartë se duhet të gjejë klub të ri nëse dëshiron të luajë. Për shërbimet e tij kanë shfaqur interesim klubet franceze më shumë.

Barcelona i pagoi 25 milionë euro për ta blerë Umtitin nga Lyoni në vitin 2016 dhe tani shpreson se do t’i nxjerrë të paktën 10 milionë euro nga shitja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat