Sejdini sqaron moskëndimin e himnit

Futboll

Sejdini sqaron moskëndimin e himnit

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:04
Sejdini sqaron moskëndimin e himnit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, në një prononcim të dhënë për “Kanal10” në Kosovë pas humbjes me Austrinë, sqaroi moskëndimin e himnit nga disa lojtarë shqiptarë të kombëtares maqedonase, si dhe preku edhe gjestin antisportiv të Arnautoviçit.

“Vetë prezenca e Maqedonisë në Bukuresht është një sukses duke garuar në Kampionatin Europian. Gabimet që u shfaqën në ndeshjen e parë shpresoj t’i riparojmë në sfidën e radhës me Ukrainën. Një barazim në ndeshjen e parë do të na ndihmonte shumë. Jam i bindur se të gjithë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri po ndjekin Maqedoninë në Europian, pasi dihet se rreth 50% e kësaj përfaqësueseje janë shqiptarë. Besoj se të gjithë janë me ne. Nuk shkruhet shqip në faqen zyrtare të “Twitter”-it të Maqedonisë së Veriut?

Po të hysh në faqen e Federatës së Maqedonisë keni mundësi që të gjitha lajmet t’i gjeni në shqip. Faleminderit për vërejtjen, më besoni se do ta rregullojmë. Nuk e kënduan himnin e Maqedonisë lojtarët shqiptarë?

Nuk e kam parë këtë pjesë, por është e drejta e gjithkujt që të vendosë nëse e këndon apo jo. Unë nuk e di mirë himnin dhe nuk e këndoj. Fjalët e Arnautoviçit ndaj Alioskit?

Nuk kam folur me Alioskin. Ne do të takohemi dhe do të diskutojmë se ku ishte problemi. Nëse ka pasur fyerje me karakter nacional, pa dyshim UEFA do të marrë masat”, tha Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat