E pranon agjenti

Futboll

E pranon agjenti

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 22:33
E pranon agjenti

“Tani për tani, i vetmi nga të dy që do të largohet nga Interi është Hakimi. Interi na tha që ata duhet të shesin një lojtar dhe ata tashmë e kanë zgjedhur atë. Do duhet të punojmë ende për çështjen e Lautaros”.

Ai që zbulon lajmin eshte Alejandro Camano, agjent i Achraf Hakimi dhe Lautaro Martinez, i cili foli për të ardhmen e klientëve të tij te Inter.

“Interi mbështetet shumë te Lautaro, sepse ata e konsiderojnë atë një kampion dhe duan ta mbajnë.

Ende nuk ka asgjë konkrete, ne gjithashtu do të shohim se çfarë Lautaro dëshiron. Ai është 23 vjeç dhe mendimi i tij është shumë i rëndësishëm”, tha Camano për Lautaron.

Anësori maroken është në vëmendjen e PSG dhe Chelsea, që deri më tani kanë arritur të ofrojnë rreth 60 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat