Shkupi përgatitet për Llapin

Futboll

Shkupi përgatitet për Llapin

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:40
Shkupi përgatitet për Llapin

FC Shkupi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe për sfidat e reja në Ligën e Konferencave, ku do të ketë përball KF Llapin nga Podujeva.

Në kudër të përgatijeve në Ohër, janë caktuar edhe disa ndeshje miqësore.

Kësisoj, më 17 qershor , Shkupi përballet me Partizanin e Shqipërisë, para se të takohet me Shkëndijën me 21 qershor. Ndërsa sfida e fundit do të jetë ndaj Struga Trim Lum, që gjithashtu garon në Ligën e Konferencave, më 26 qershor.

Ekspedita e Shkupit do të qëndrojë në Ohër deri më 30 qershor, e më pas rikthehet në Shkup për të vazhduar përgatitjet e fundit para ndeshjes kundër KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat