Lëndoi dy persona

Futboll

Lëndoi dy persona

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:01
Lëndoi dy persona

Të paktën 2 persona u dërguan në spital me plagë të lehta në kokë pasi një aktivist i Greenpeace hyri në ambientet e Allianz Arena në prag të nisjes së ndeshjes mes Francës dhe Gjermanisë, e vlefshme për kampionatin europian të futbollit.

Aktivisti hodhi në fushë një top ku kishte një parullë kundër një prej sponsorëve të kompeticionit, por papritmas humbi kontrollin e parashutës nga kamerat “spider” dhe u ul me vështirësi në fushë.

Gjatë uljes, disa pjesë të helikës shtytëse ranë mbi spektatorët duke lënduar dy prej tyre.

Madje dhe trajneri francez Deschamps shpëtoi për mrekulli nga një copë metalike./A2CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat