Inter ka zgjedhur...

Futboll

Inter ka zgjedhur...

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:54
Inter ka zgjedhur...

Inter ka zgjedhur që të nxjerrë në merkato Açraf Hakimin dhe jo Lautaro Martinez.

Wshtë kjo ajo që konfirmon agjenti i të dy futbollistëve, Alehandro Kamano, teksa edhe për argjentinasin mund të ketë ndryshim plani në rast të një oferte të mirë.

“Për momentin i vetmi nga të dy (Hakimi dhe Lautaro) që do të largohet është Hakimi. Inter na ka informuar se duhet të shesë një futbollist dhe ka zgjedhur atë. Mbi çështjen Lautaro duhet ende të punojmë.

Inter e konsideron një kampion dhe do ta mbajë. Por, nëse do të lirohet nga Lautaro nuk do ta bëjë për pak para. Nuk ka asgjë konkrete, do të shohim edhe çfarë kërkon lojtari. Edhe opinioni i tij ka shumë rëndësi”, u shpreh Kamano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat