Peja e nderon Bernard Berishën

Futboll

Peja e nderon Bernard Berishën

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:39
Peja e nderon Bernard Berishën

Me rastin e 22 vjetorit të Çlirimit të qytetit të Pejës, Bernard Berisha është dekoruar me titullin “NDERI I QYTETIT”.

Këtë e ka konfirmuar vet sulmuesi i Kombëtares së Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai tha; “Do ta mbajë me krenari këtë̈ titull. Pa luftën e shenjët të UÇK-së, dhe pa gjakun e derdhur të Dëshmorëve tonë nuk do ta gëzonim as këtë̈ përvjetor të çlirimit”.

Postimi i plotë i Berishës:

Jam tepër i nderuar që sot për nderë të 22 vjetorit të Çlirimit të qytetit Pejës e mora titullin “NDERI I QYTETIT”, me këtë rast i falemnderoj Kryetarin Gazmend Muhaxheri, Kryesuesin Islam Husaj dhe të gjithë asambleistët qe ma ndan këtë titull. Do ta mbajë me krenari këtë titull.

Pa luftën e shenjët të UÇK-së, dhe pa gjakun e derdhur të Dëshmorëve tonë nuk do ta gëzonim as këtë përvjetor të çlirimit.

Faleminderit qyteti zëmres sime PEJA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat