Ajrullahu te Renova

Futboll

Ajrullahu te Renova

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:05
Ajrullahu te Renova

Izet Ajrullahu vetëm pas 6 muajve jo të plota, i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Makedonija GJ.P., njofton “infOSport.mk”. Shkupjani 23-vjeçar ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë te Renova, skuadër kjo që mund të thuhet se është një ndër skuadrat më aktive në merkato.

Me Ajrullahun, drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare, ndërsa është ky emri i 5-të i ri, pas portierit Igoe Aleksovski, mbrojtësit Antonio Ilieski, mbrojtësit të krahut të majtë Aleksander Borha, si dhe mesfushorit difenziv, Jordan Serafimovski.

Ndryshe, Ajrullahu është një fëmijë i dalë nga shkolla e Rabotniçkit, i cili që në moshë të re ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Hungari me Ujpesht, në Ruman me UTA Arad dhe O. Secuiesc si dhe Slloveni me skuadrën e Komarno.

Ndryshe në Maqedoni përveç Makedonija GJ.P, i njëjti ka veshur edhe fanellën e Genç Kalemler dhe Skopjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat