Skocia e frikshme për anglezët

Futboll

Skocia e frikshme për anglezët

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:35
Garet Sauthgejt

Trajneri anglez, Garet Sauthgejt, e pranon se skuadra e tij nuk do të ketë drojë t’i rikthehet edhe lojës tradicionale, me topin e gjatë, nëse do ta lipsë situata. 

Skocia është e frikshme për anglezët 

“Tre Luanët” e fituan ndeshjen e tyre të parë të turneut kundër kroatëve 1-0 falë golit të Rahim Sterlingut në pjesën e dytë.

Takimi i tyre i ardhshëm do të jetë derbi me Skocinë, të premten në “Wembley” ora 21:00.

Ndërkohë që sfida tjetër e Grupit D do të jetë ajo mes Kroacisë dhe Republikës Çeke. Modriç me shokë do të kërkojnë fitoren e parë në grup përballë Çekëve, të cilët të udhëhequr nga Shik befasuan Skocinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat