Befason Sneijder

Futboll

Befason Sneijder

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:37
Befason Sneijder

Wesley Sneijder është i qartë për atë që do të bëjë tani që ka varur këpucët në gozhdë.

Ish-mesfushori i I njohur holandez, që në karrierën e tij ka luajtur me emra të mëdhenj si Ajax, Real Madridit apo Inter, dy vite pas tërheqjes nga futbolli i luajtur ka vendosur të nisë karrierën e trajnerit.

“Pas dy vitesh nga largimi nga futbolli, kam vendosur që jam gati. Jam përpjekur të bëj gjëra të tjera, por në fund kam kuptuar që dua të bëhem trajner. Kjo është ambicia ime në këtë moment.

Do të marr ca kohë për projektin e duhur, por dua të filloj menjëherë si trajner i pare, pa kaluar nëpër ekipet e të rinjve. Nuk kam ndërmend të punoj as si ndihmëstrajner, dua të jem menjëherë trajner në ekipin e parë, më pëlqejnë përgjegjësitë,” – deklaroi Sneijder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat