Trondit Pavard

Futboll

Trondit Pavard

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:54
Trondit Pavard

Franca e ka nisur aventurën në Europian me një fitore kundër Gjermanisë, por ka patur shumë frikë për mbrojtësin e djathtë Benjamin Pavard.

Lojtari i Bayern Munich ka marrë një goditje në kokë nga Gosens në momentet e fundit të ndeshjes dhe ka humbur ndjenjat për pak momente.

Ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar gjithçka për beIN Sports.

“Ka qenë një tronditje e madhe, kam humbur ndjenjat për 10 ose 15 sekonda”, ka thënë Pavard. “Më pas, kam qenë menjëherë më mirë”, ka shtuar francezi, i cili ka luajtur deri në vërshëllimën e trefishtë.

Në lidhje me fitoren: “Kemi mundur një Gjermani shumë të mirë. Kemi bërë një ndeshje të madhe në sulm dhe në mbrojtje. Jemi mirë dhe besoj se do të përmirësohemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat