Vllaznim Visoka - sportist i sfidave në Gjeneratën e Republikës: Na kërcënuan, do t’ju vrasim të gjithëve...

Futboll

Vllaznim Visoka - sportist i sfidave në Gjeneratën e Republikës: Na kërcënuan, do t’ju vrasim të gjithëve...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:39
Vllaznim Visoka - sportist i sfidave në Gjeneratën e Republikës: Na kërcënuan, do t’ju vrasim të gjithëve...

Si çdo sportist tjetër, edhe portierët e futbollit dhe të hendbollit, padyshim se kishin sprova të mëdha në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Sportistët shqiptarë të Kosovës, vepruan së bashku dhe formuan Kampionatin e Pavarur të Kosovës në çdo disiplinë sportive, duke iu thënë (gusht 1991) përgjithmonë jo garave me klubet ish jugosllave dhe serbe.

Vllaznim Visoka i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qendër ndër portierët që ka dhënë kontribut të madh. 

Ai mbrojti me sukses ngjyrat e Llapit nga Podujeva dhe pastaj edhe të Besianës në vitet e 90-ta.

Visoka kujton një kërcënim të rëndë në Novosellë të Gjakovës nga milicia e pushtuesit serb.           

“Ka pasur kërcënime të vazhdueshme. 

Më kujtohet në Gjakovë në ndeshjen në fshatin Novosellë me Vëllaznimin nga Gjakova, ku milicia serbe na kërcënoi se do të na arrestojnë të gjithëve sepse po i zhvillonim ndeshjet si Republika e Kosovës.

Jo vetëm kaq, na thanë se do t’ju vrasim të gjithëve. Ishte një numër i madh i milicëve serb, me 4 citroena kombi dhe 3 Llandrovera”, tregon Visoka për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Visoka tha se përkundër që ishin kushte të vështira të luash në fusha të improvizuara, ndihet krenar që ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës dhe i bën rezistencë regjimit serb. 

Si sot iu kujtohen ndeshjet në Dumnicë, Raushiq, Novosellë, Zllakuçan, Sadovinë e Jerlive, Varosh, Hogosht, Llukar, Srekomvnicë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat