Depay: Duhet të presim

Futboll

Depay: Duhet të presim

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:04
Depay: Duhet të presim

Memphis Depay është gjithnjë e më afër Barcelonës.

Sulmuesi 27-vjeçar holandez është shfaqur hapur, duke deklaruar me zë të lartë se dëshiron të punojë sërish me Ronald Koemanin, nën urdhrat e të cilit ishte edhe te Holanda deri një vit më parë.

Nga ‘Euro 2020’, ku synon të shkojë sa më larg me Holandën, Depay tha se shumë shpejt do të merret vesh më shumë për të ardhmen e tij, duke dhënë sinjale në njëfarë mënyre se tashmë ai është i Barcelonës.

“Të gjithë e dinë që kam qenë i lidhur me Barçën për një kohë dhe që dua të luaj për Ronald Koemanin. Të gjithë e dinë që ka bisedime dhe mendoj se së shpejti do të kemi lajme në këtë drejtim. Duhet të presim, por do të thosha që së shpejti do të mësojmë diçka përfundimtare”, deklaroi sulmuesi, kontrata e të cilit me Olympique Lyonin skadon më 30 qershor.

Depay dështoi te Manchester United për dy sezone, për ka gjetur vetën në Lyon dhe pas pesë super sezoneve, arriti që të zgjojë vëmendjen e klubeve të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat