Luma largohet nga Shkëndija

Futboll

Luma largohet nga Shkëndija

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:48
Luma largohet nga Shkëndija

Ensar Luma nga 15 qershori edhe zyrtarisht ndahet me klubin e tij amë, Shkëndijën e Tetovës.

Sulmuesi dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndajnë rrugët me akord të dyanshëm, duke respektuar dëshirën e lojtarit për të kërkuar skuadër ku do të ketë më shumë hapësira për lojë.

20 vjeçari është talent i dalë nga shkolla e futbollit Shkëndija dhe me paraqitje pozitive në ekipet e moshave arriti në skuadrën e parë, si dhe grumbullohej me moshat e Maqedonisë së Veriut.

Sezonin e fundit kur Shkëndija fitoi titullin e 4 kampion në histori, Luma u paraqit në 4 ndeshje, teksa shënoi një gol.

Mungesa e hapësirave në një skuadër ku konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe duket se kanë bindur lojtarin se pavarësisht dashurisë së madhe ndaj klubit amë, në këtë moment realiteti i tij është të kërkojë fatin në mjedis tjetër ku do të ketë më shumë minuta për lojë dhe me këtë të kërkojë kthimin te përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ku ka të drejtë të paraqitet edhe një kampanjë.

Lojtari mund të jetë i vlefshëm për shumë klube në Kosovë që kërkojnë të përforcojnë fazën sulmuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat