Parma prezanton Buffonin

Futboll

Parma prezanton Buffonin

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:13
Parma prezanton Buffonin

“Është kthyer në vendin që i përket, është kthyer në shtëpi”.

Me këtë postim, Parma zyrtarizoi rikthimi e Gigi Buffon me fanellën e verdhebluve pas 26 vitesh. Portieri 43-vjeçar firmosi një kontratë për dy vitet e ardhshme me klubin në të cilin është rritur, për t’u kthyer te skuadra që e bëri të debutonte në Serinë A kur ishte vetëm 17 vjeç, në 19 nëntorin e vitit 1995, kundër Milanit.

Videoja e Parmës ka motivet e një filmi fantastiko-shkencor, të titulluar: “Rikthimi i Supermenit”. Në fund shihet personazhi misterioz të heqë kapuçin për të zbuluar identitetin. Wshtë Buffon, që, në telefon me pronarin e Parmës, thotë: “Ok, Kyle, jam gati!” Dhe Krause i përgjigjet: “Mirë se u ktheve në shtëpi!”

Në fund, ajo e Buffon është një zgjedhje zemre, vendosi për Parmën e tij, me objektivin për ta rikthyer menjëherë në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat