Partizani njofton për përforcimin e ri

Futboll

Partizani njofton për përforcimin e ri

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:05
Partizani njofton për përforcimin e ri

Partizani ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me Jurgen Bardhin.

Sulmuesi do të mbetet pjesë e të kuqve edhe për sezonin e ardhshëm, teksa tashmë do të jetë i fokusuar për të luajtur në Kupat e Europës e më pas për të bërë mirë jë kampionat.

Kështu, te klubi i kuq po kujdesen të mbajnë pranë edhe elementët e nevojshëm për trajnerin Ilir Daja, e të mos përqëndrohen vetëm te merkato në hyrje, aty ku së fundmi janë zyrtarizuar afrimet e Herald Markut dhe Emiljano Mustës.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me Jurgen Bardhin. Klubi dhe lojtari kanë rinovuar kontratën dhe sulmuesi 23 vjeçar do të jetë pjesë e 16-të herë kampionëve të vendit edhe për një tjetër sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat