Gattuso pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me pagë prej 2,5 milionë euro

Futboll

Gattuso pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me pagë prej 2,5 milionë euro

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:20
Gattuso pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me pagë prej 2,5 milionë euro

Pas zyrtarizimit ditën e sotme nga Fiorentina se Genaro Gattuso nuk do të jetë më trajner i tyre, tani më ish-tekniku i Milanit dhe Napolit ka arritur akordin me skuadrën e Tottenhamit.

Gattuso ka fituar konkurrencën me Paulo Fonsecën dhe zyrtarizimi është çështje orësh.

43-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me pagë prej 2,5 milionë euro.

Tekniku i njohur u largua nga Fiorentina ende pa filluar sezoni për arsye se kishte kërkuar blerjen e dy lojtarëve Noko Gonzales dhe Sergio Oliviera të cilët janë propozuar nga agjenti Jorge Mendez i cili gjithashtu përfaqëson edhe trajnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat