Kritika më e ashpër, megjithatë, është për De Ligt

Futboll

Kritika më e ashpër, megjithatë, është për De Ligt

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:52
Kritika më e ashpër, megjithatë, është për De Ligt

“Nëse shikojmë se sa herë Stekelenburg duhet të godasë topin, kjo nuk është një gjë e mirë.

Kështu që bëhet një lloj futbolli luftarak.

Nga prapa duhet të keni më shumë vizion dhe kontroll për të përparuar, ndërsa luani futboll. Kështu mund të dominoni lojën. Nuk e kam parë këtë deri tani te Hollanda”. Marco Van Basten, “mësues” i futbollit botëror dhe legjendë e futbollit holandez, tha për “NOS” se nuk po e shijon mënyrën e lojës së Holandës të De Boer, shumë shpesh i detyruar të aplikojë topin e gjatë në vend të ndërtimit të lojës nga prapavija.

Kritika më e ashpër, megjithatë, është për De Ligt: “Ai është një mbrojtës qendror dhe duhet të përcjellë më shumë lidership. Duhet të orientojë, të komunikojë me shokët e skuadrës, sepse i duhet të drejtojë mbrojtjen.

Në vend të kësaj ai thjesht vrapon pas kundërshtarit të tij, të ngarkuar për ta markuar. De Ligt ka shkuar në Itali për të mësuar se si mbrohet, por nuk mendoj se ka mësuar shumë atje”. Pavarësisht nga dy fitoret në dy ndeshje, kryesimi në grup dhe hyrja në 1/8 finale, Van Basten nuk është i kënaqur as me lojën hollandeze dhe as me paraqitjet individuale të De Ligt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat