Presion Messit

Futboll

Presion Messit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:49
Presion Messit

Nesër në orën 02:00 do të ketë një përballje epike në Copa America ku do të luajnë Argjentina dhe Uruguai. Luis Suarez është në edicionin e fundit, ndaj edhe kërkon një sukses për ta mbyllur aventurën e tij në mënyrën më të mirë.

Për këtë, ai duhet të mposhtë një mik si Leo Messi, por me sa duket nuk do të kursehet siç e konfirmon edhe deklarata e tij në konferencë për shtyp.

“E dimë se do të kemi një rival me peshë përballë dhe se Argjentina do të kërkojë suksesin e parë në turne, pikërisht ndaj nesh.

Për mua kjo është hera e fundit që marr pjesë në Copa America dhe dua të kthehem në shtëpi me trofeun. Edhe fëmijët e mi do të ishin të lumtur nëse ia dal mbanë”, tha Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat