Grupi i ferrit

Futboll

Grupi i ferrit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 23:18
Franca dhe Gjermania

Të shtunën, Hungari (0) – Francë (3) dhe Portugali (3) – Gjermani (0). Të mërkurën mbyllet me Portugali-Francë dhe Gjermani-Hungari. Portugalia kualifikohet nëse mund Gjermaninë.

Kampionët në fuqi konfirmohen në 2 vendet e para nëse fitojnë dhe Hungaria nuk e mund Francën.

Franca kualifikohet nëse mund Hungarinë. “Gjelat” konfirmohen në 2 vendet e para, nëse fitojnë dhe Gjermania nuk e mund Portugalinë.

Gjermania nuk mund të renditet më në 2 vendet e para po humbi përballë Portugalisë dhe Hungaria nuk mposht Francën. Hungaria nuk mund të renditet në 2 vendet e para nëse humbet me Francën dhe Gjermania nuk e thyen Portugalinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat