Spanja beson ende te Morata

Futboll

Spanja beson ende te Morata

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 09:51
Alvaro Morata

Spanja e Luis Enrique sigurisht nuk shkëlqeu në ndeshjen e parë të “Euro 2020”, e goditur edhe nga koronavirusi. Përballë, në xhiron e dytë në grupe do të ketë sot Poloninë e Lewandowski, që ka startuar në këtë kompeticion me një humbje të befasishme kundër Sllovakisë.

Kolona e pikëve zero për Poloninë, vetëm një për Spanjën. Përplasja direkte nuk është një mundësi e fundit, por rezultati i ndeshjes midis Sllovakisë dhe Suedisë, me fitues të dytën, tashmë i ka vendosur nordikët si favoritë për kalimin e grupit.

Morata konfirmohet në sulmin iberik, pranë tij planifikohen Gerard Moreno me Ferran Torres. Ky i fundit i favorizuar ndaj Dani Olmo. Në mesfushë Rodri dhe Thiago Alcantara nga fillimi, bashkë me Koke, ndërsa Unai Simon do të jetë në portë. Jordi Alba dhe Marcos Llorente mbrojtës krahu, ndërsa Laporte dhe Pau Torres në qendër.

Lewandowski parashikohet sulmuesi i vetëm për Poloninë, Zielinski pas tij. Në mesfushë, nga krahët Rybus dhe Bereszynski, me Klich dhe Moder në qendër. Mes shtyllave të portës Szczesny, i paraprirë nga Helik, Glik dhe Bednarek. Krychowiak është i skualifikuar.

Ja formacionet e mundshme:

SPANJA (4-3-3): Unai Simon; Marcos Llorente, Laporte, Pau Torres, Jordi Alba; Thiago, Rodri, Koke; Ferran Torres, Gerard Moreno, Ferran Torres.

POLONIA (3-5-1-1): Szczesny; Helik, Glik, Bednarek; Bereszynski, Klich, Moder, Linetty, Rybus; Zielinski; Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat