Polemika

Futboll

Polemika

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:23
Humels

Mats Humels është një nga lojtarët “e moshuar” që u grumbullua përsëri në ekipin kombëtar nga trajneri Lëv, së bashku me Tomas Mylerin, ndërkohë që jashtë përzgjedhjes mbeti Zherom Boateng. Autogoli i mbrojtësit të Bajernit, nënvizon shtypi gjerman, ishte i pari i Gjermanisë në një fazë të fundit të Kampionatit Europian dhe i pari në një turne të rëndësishëm, pas atij të Berti Vogts gjatë Kupës së Botës 1978, në favor të Austrisë.

Gabimi i bërë ndaj Francës nuk harrohet nga 32- vjeçari që në një deklaratë për bashkëkombësit e “Bild” ka thënë: “Humbja na dëmton shumë dhe mua veçanërisht sepse autogoli im vendosi rezultatin e ndeshjes në fund të fundit. Ne dhamë gjithçka në fushë dhe ishte një betejë e shkëlqyeshme.

Sigurisht, ne gjithashtu e dimë që kemi akoma hapësirë për përmirësim sa i përket lojës, por e patë që duam të ngazëllehemi përsëri dhe të fitojmë”.

Përveç se i kërkoi falje tifozërisë, ai shpjegoi se ka qenë një mision i vështirë t’i tregonte të birit se jo çdo top që përfundon në rrjetë është diçka e mirë. “Im bir është 3 vjeç dhe ende nuk e di se çfarë është autogoli, pasi mendon se një top në rrjetë është gjithmonë një gjë e mirë. Gruaja më tha se djali gëzoi kur më pa duke bërë autogolin. Them se do të më duhet t’i mësoj diçka”, tregoi Humels gjatë fjalës së tij.

POLEMIKA ME SHVAININ – Një tjetër aspekt i fjalës së tij ka qenë polemika në distancë me një ikonë teutonike si Bastian Shvainstaiger. Ish-mesfshori e përkufizoi si të “ngurtë” në momentin e autogolit që i shkaktoi disfatën Gjermanisë të martën mbrëma.

Përgjigjja e Humelsit nuk mund të mungonte. “Mendoj se Basti, si një ish-lojtar, duhet të jetë një gjykatës më i mirë mbi faktin se sa e vështirë ishte të trajtohej ai top. Çdokush që ka luajtur futboll e di se si topi i hedhur në atë zonë mund të jetë i vështirë për t’u mbrojtur”, tha 32-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat