E provokuan

Futboll

E provokuan

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:22
E provokuan

Kapiteni i Brazilit, Tiago Silva, ka folur pas fitores 4-0 kundër Perusë në Kupën e Amerikës. Ai ka zbuluar se Nejmarin e provokuan gjatë gjithë ndeshjes dhe më pas ai i dënoi kundërshtarët duke shënuar. Sipas tij, peruanët e tepruan kur Nejmari fitoi një penallti në minutën e 14-të dhe pasi arbitri e anuloi sepse e ndihmoi VAR-i, atëherë ndaj yllit të Brazilit pati shumë shkelma dhe fjalë të rënda.

“Ne shfrytëzuam një mundësi të mirë. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por fakti që shënuam shpejt, na ndihmoi të ishim më të qetë. Nejmar? Ai është vërtetë i zoti dhe kur është i lumtur, na i bën gjërat më të thjeshta edhe neve. Pati shumë agresivitet ndaj tij dhe unë mendoj se e tepruan.

Dakord, ai fitoi një penallti në minutën e 14-të që më pas u anulua prej VAR-it, por peruanët u sollën keq me të dhe ai më pas i ndëshkoi me një gol.

Duhet të bëjmë kujdes me lojtarë të kalibrit të Nejmarit. Unë flas nga eksperienca… Sa herë që luaj kundër Mesit, Ronaldos dhe Nejmarit, jam i përqendruar të luftoj pa hile kundër tyre. Thjesht të bëj punën time. Unë e di mirë se kur i provokon yjet e këtij niveli, ata e gjejnë gjithnjë mundësinë të të ndëshkojnë. Nejmari e vërtetoi edhe një herë këtë…”, deklaroi Tiago Silva pas ndeshjes.

Ndërkohë, ishte një Nejmar në lot ai që u paraqit përpara telekamerave për të folur pas fitores së Brazilit. Sulmuesi nuk është përmbajtur: “Kam kaluar shumë situata gjatë dy viteve të fundit që kanë qenë të ndërlikuara”, deklaroi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat