Griezmann i habit të gjithë

Futboll

Griezmann i habit të gjithë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:47
Antoine Griezmann

Stadiumi “Puskas Arena” ishte i mbushur plot e përplot, dhe Antoine Griezmann e sheh një gjë të tillë si shkakun pse Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në duelin e sotëm të Euro 2020.

Sulmuesi i Barcelonës realizoi golin e kombëtares së Didier Deschamps. Griezmann analizon takimin, duke theksuar se prania e publikut ndikoi për keq tek ai dhe shokët e skuadrës.

“Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të pranisë së publikut. Ne kemi ‘harruar’ të luajmë në një stadium të mbushur plot me tifozë, nuk po arrinim të gjenim njëri-tjetrin në fushë.

Fusha ishte e thatë, e nxehtë dhe e rëndë. U bllokuam, nuk ia dolëm t’i shfrytëzojmë rastet e shumta që krijuam. Ky Europian ka kombëtare të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj.

E dinim që nuk do ishte një grup i lehtë, tani duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për Portugalinë. Kam besim se do të bëjmë mirë në atë ndeshje“, deklaroi Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat