Spanja, Luis Enrique: E prisja ndryshe

Futboll

Spanja, Luis Enrique: E prisja ndryshe

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 07:34
Luis Enrique

Spanja dështoi sërish të fitojë dhe rrezikon kualifikimin në fazën e 1/8-ave.

Dje “Furia e Kuqe” barazoi me shifrat 1-1 ndaj Polonisë dhe pas ndeshjes trajneri Luis Enrique nuk e fshehu aspak pakënaqësinë dhe paralajmëroi analizë të thellë.

“Mendova se do imponoheshim më shumë në këtë ndeshje, por nuk mundëm. Rezultatet zakonisht i mbulojnë të metat në paraqitjen e skuadrës, por kur rezultati nuk është pozitiv, kërkohet një analizë më e thellë. Më pëlqeu si luajti Polonia. Ata krijuan disa raste të pastra.

Ne më shumë vonuam në vend që të krijonim shanse shënimi. Humbja e penalltisë ishte për të ardhur keq sepse ndodhi në një moment absolutisht të rëndësishëm. Do e rishoh dhe analizoj ndeshjen. Nuk na ka lënë përshtypje të mira, mbase ishim ekipi dominues, por nuk mjaftoi për fitoren”, u shpreh Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat