Hazard tremb tifozët

Futboll

Hazard tremb tifozët

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:33
Hazard tremb tifozët

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Finlandës.

Belgu ka folur për disa tema, si lëndimi, ndeshjet e radhës me Belgjikën, Real Madrid dhe Sergio Ramos.

Hazard tha se asnjëherë nuk ka pasur dyshim në kualitet, por problemi është te gjuri.

“Nuk kam dyshuar asnjëherë në kualitetin tim. E di çfarë mund të bëj në fushën e futbollit. Çfarë nuk di është nëse gjuri im do jetë i njëjti siç ka qenë para 10 viteve. Kjo është jeta”.

Hazard tutje shtoi se ndoshta nuk do jetë në gjendje të luajë 90 minuta ndaj Finlandës, por do jep më të mirën.

“Ndoshta nuk do luajë 90 minuta. Do shohim se si ndjehem. Do bëj gjithçka të luaj sa është e mundshme në nivelin e lartë”.

“Nuk jam i sigurt 100 për qind, por jam gati të nisi. Dua të luajë çdo ndeshje dhe të tregojë kualitetin që kam”.

I pyetur për Real Madridin, Hazard u shpreh se jep më të mirën në fushë.

“Në Real Madrid presion është i madh, por edhe në Belgjikë gjithashtu. Kur jam jashtë fushës, i jap të gjitha. Në fushë, nuk mendoj për presionin që kam”.

Në fund, Hazard foli edhe për largimin e Sergio Ramos, të cilit i uroi më të mirat.

“I urojë më të mirat. Do doja të vazhdoja të luaja me të. Ishim bashkë për dy vite. Ai është lider”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat