Ngacmon Locatellin

Futboll

Ngacmon Locatellin

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:45
Ngacmon Locatellin

Italia në fushë zbavitet por tani ka nisur ta bëjë edhe jashtë katërkëndorit dhe në stol…

Skuadra e Mancinit sot mundi Uellsin dhe fitoi ndeshjen e tretë në 3 të zhvilluara këtë Europian, duke u renditur e para e grupit A me 9 pikë të plota, 7 gola të shënuar dhe 0 të pësuar.

Sot Mancini vendosi të mbajë në stol 8 titullarë dhe të aktivizojë lojtarët e pa aktivizuar në dy ndeshjet e shkuara.

Ishte si një miqësore sot sepse kualifikimi ishte siguruar ndaj Zvicrës dhe te Italia kishte kohë edhe për tu argëtuar. Barella e Locatelli kanë dhuruar “shoë” ndërkohë që shokët e tyre sfidonin Uellsin në fushën e stadiumit “Olimpico”.

Mesfushori i Interit e godet shokun e tij me një fasho të lidhur, ndërsa i riu i Sassuolos acarohet dhe i kthehet shokut të tij duke treguar që u bezdis…

Video ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale.

Barella e mbyll shpejt këtë “sherr”dhe nuk iu kthye me shokut të tij, por reagimin e shoqëroi me një të qeshur të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat