Finlandë-Belgjikë/ E pabesueshme! I pafat portieri Hradecki, shkakton autogol dhe dërgon belgët në avantazh

Futboll

Finlandë-Belgjikë/ E pabesueshme! I pafat portieri Hradecki, shkakton autogol dhe dërgon belgët në avantazh

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:47

Duke filluar nga ora 21:00  po luhet sfida Finlandë-Belgjikë në stadiumin “Shën Peretersburg” të Rusisë, sfidë kjo e vlefshme për ndeshjen e 3-të në Grupin B.

Belgët e kanë siguruar fazën e 1/16-ve dhe vijnë si favoritë në këtë ndeshjes, ndërsa skandinavët janë në kërkim të një rezultati pozitiv i cili do t’i jepte shpresa për një kalim të mundshëm në turin tjetër.

Trajneri Roberto Martinez ka menduar të bëjë disa ndryshime në këtë ndeshje duke lënë jashtë disa yje të skaudrës si Munier, Tielemans, Mertens dhe Karrasko ndërsa De Bryjne dhe Lukaku do ta nisin si titullarë sfidën.

Nga ana tjetër, tekniku i Finlandës, Kanerva ka hedhur në fushë formacion më të mirë të mundshëm duke e bazuar lojën tek sulmuesi kryesor, Temo Puki.

LIVE/ FINLANDË-BELGJIKË 0-1

Hradecki (autogol) 74′

Goli i anuluar i Lukakut në minutën e 65-të pas një pozicioni jashtë loje.

FORMACIONET ZYRTARE

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat