Provokon Italinë

Futboll

Provokon Italinë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 12:12
Provokon Italinë

Italia i ka mahnitur të gjithë në këtë Eruopian, me paraqitjet e shkëlqyer që kanë treguar deri tani.

Megjithatë pavarësisht se po bëjnë mirë, mbrojtësi i Holandës, Matajs De Ligt ka thënë se skuadra e Mançinit ende nuk është përballur me skuadrat e mëdha si Franca apo të tjerat.

“Unë e shikoj Italia dhe janë një skuadër që kanë bërë shumë mirë deri tani. Ata luajnë me një stil jo-italian, shkojnë shumë në sulm. Luajtën përballë 3 skuadrave shumë të mira, por ende nuk janë përballur me ekipe të mëdha, siç është Franca apo të tjerat.”, tha De Ligt.

Kujtojmë se njëjtë si Italia, edhe Holanda e mbylli grupin me pikë të plota, duke regjistruar 3 fitore  në po kaq ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat